Site icon Telegrafi

Zuckerberg me plan të ri për njerëzimin: Krijimi i inteligjencës mbi njerëzore, të “ngjashme me atë të Zotit”

Mania e krijimit të Inteligjencës së Përgjithshme Artificiale është një besim se industria e teknologjisë është në një rrugë drejt arritjes së inteligjencës mbinjerëzore, të ngjashme me atë të Zotit.

Misioni i deklaruar i OpenAI është të realizojë këtë e njohur me akronimin si AGI. Demis Hassabis, udhëheqësi i përpjekjeve të AI të Google, ka të njëjtin qëllim, raporton The Verge, transmeton Telegrafi.

Tani, edhe CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg po i hyn kësaj gare.

Ndonëse ai nuk e ka një afat kohor se kur do të arrihet Inteligjenca e Përgjithshme Artificiale (AGI), apo edhe një përkufizim të saktë për të, ai dëshiron ta ndërtojë atë.

Në të njëjtën kohë, ai po mobilizon gjërat duke zhvendosur grupin e kërkimit të AI-s të Meta-s, FAIR, në të njëjtën pjesë të kompanisë që ekipi ndërton produkte gjeneruese të AI-s në aplikacionet e Meta-s.

Qëllimi është që përparimet e Meta-s në AI të arrijnë më drejtpërdrejt tek miliarda përdoruesit e saj.

“Ne kemi arritur në këtë pikëpamje që, për të ndërtuar produktet që duam të ndërtojmë, ne duhet të ndërtojmë për inteligjencën e përgjithshme”, tha Zuckerberg për The Verge.

“Unë mendoj se kjo është e rëndësishme për t’u përcjellë sepse shumë nga studiuesit më të mirë duan të punojnë në problemet më ambicioze”.

Askush që punon në Inteligjencën Artificiale, përfshirë Zuckerbergun, duket se nuk kanë një përkufizim të qartë për AGI-në ose një ide se kur do të arrijë.

“Ju mund të diskutoni nëse Inteligjenca e Përgjithshme është e ngjashme me inteligjencën e nivelit njerëzor, apo është si njeriu plus, apo është një super inteligjencë e së ardhmes. Por për mua, pjesa e rëndësishme është në fakt gjerësia e saj, që është se inteligjenca ka të gjitha këto aftësi të ndryshme ku duhet të jesh në gjendje të arsyetosh dhe të kesh intuitë”, deklaroi Zuckerberg. /Telegrafi/

Exit mobile version