Përdoruesit e Zoom në të gjithë botën nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë në takime dhe video webinare të bazuara në Zoom desktop apo aplikacionin e kompanisë, ngjashëm sikurse edhe studentët që u kthyen në ligjërata.
Sipas një raporti të ri të incidenteve të postuar në faqen e Zoom, bashkë me disa përdorues të cilët gjithashtu kanë raportuar për probleme me shërbimin, thuhet se përdoruesit e platformës së famshme për video nuk mund të hapnin faqen e kompanisë.
Bazuar në raportet e ndjekura nga Downdetector, kjo ndërprerje po prek kryesisht përdoruesit nga Bregu Lindor i Shteteve të Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.
“Ne kemi marrë raporte që përdoruesit nuk ishin në gjendje të vizitojnë uebfaqen e Zoom (zoom.us) dhe se të njëjtit e kishin të pamundur të përdornin Meetings dhe Webinars në Zoom,” ka shkruar Zoom në faqen e saj zyrtare.
“Ne jemi duke hetuar aktualisht këtë çështje dhe do të ofrojmë informata të përditësuara rreth kësaj, pasi t’i kemi ato.”
Drejtori i Përgjithshëm i Zoom, Eric S. Yuan tha gjatë muajit prill se platforma e video-konferencave kaloi 300 milionë pjesëmarrës në takime ditore në Zoom.
Hey there! 👋 We have received reports of users being unable to start and join Zoom Meetings and Webinars. We are currently investigating and will provide updates as we have them. We sincerely apologize for any inconvenience. Please follow https://t.co/aqz5nS7fZY.
— Zoom (@Zoom) August 24, 2020