Në kuadër të angazhimeve për forcimin e strukturave dhe avancimin e vizionit politik, mbrëmë në Velani u zhvillua një takim i rëndësishëm, i organizuar me përkushtim nga dega III e LDK-së.
Takimi shërbeu si një platformë për të diskutuar mbi sfidat, përparësitë dhe hapat e ardhshëm drejt përmbushjes së synimeve strategjike për ndryshimin e madh.
Zogaj, duke vlerësuar punën e palodhur dhe organizimin shembullor të degës III, shprehu mirënjohjen e tij të thellë.
“Ju falënderoj shumë! Na keni bërë krenarë! Angazhimi juaj është dëshmi e fuqisë sonë kolektive dhe vendosmërisë”, ka deklaruar kandidati për deputet i LDK-së.
Ai ka shtuar se ky takim konfirmoi rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit si bazë për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.
“Velania vazhdon të mbetet një bastion i fortë i përkushtimit dhe besnikërisë ndaj vlerave tona për ta bërë ndryshimin që i duhet Kosovës”, u shpreh Zogaj. /Telegrafi/