Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka inauguruar Qendrën Nënkomunale të të Verbërve te rinovuar e cila tashmë ofron kushte më të mira për anëtarët e komunitetit.
“Si Nënkryetar i Prishtinës, është një nder të kontribuoj në përmirësimin e kushteve për komunitetin tonë të të verbërve. Ne jemi të përkushtuar që çdo hap që marrim të çon drejt një shoqërie më të përfshirë dhe mbështetëse”, ka deklaruar Zogaj.
Inaugurimi i kësaj qendre është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët dhe forcimit të solidaritetit në Prishtinë.