Please enter at least 3 characters.

Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri

2024/11/Alban-Zogaj-interviste-foto-Ridvan-Slivova-10-e1731945672433.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj në emisionin “Përballje” në Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur për koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve parlamentare.

Ai ka thënë se kushti kryesor i LDK-së pas këtij procesi zgjedhor është që Lumir Abdixhiku të drejtojë qeverinë.

“Ne e kemi një qëndrim shumë të qartë politik, do të qeverisim me Lumir Abdixhikun kryeministër dhe do të qeverisim për ta implementu programin “Rruga e re”. Kush dëshiron  me iu bashku Lumir Abdixhikut kryeministër dhe programit Rruga e re, janë të mirëseardhur”, ka deklaruar Zogaj.

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj në emisionin “Përballje”/ Foto:Ridvan Slivova

Kandidati për deputet i LDK-së thotë se ky qëndrim i LDK-së është tashmë në tavolinë.

“Ky është qëllimi dhe synimi ynë dhe është qëndrimi i qartë. Pa Lumirin kryeministër ne nuk do të jemi në qeveri. Ne do të jemi në qeveri vetëm me Lumirin kryeministër. Nuk ka më qartë dhe më thjeshtë, ky qëndrim është që e kemi në tavolinë”.

Zogaj ka thënë se LDK është parti në rritje derisa sipas tij LVV është parti në rënie.

“Trendi i LDK-së është në ngritje dhe kjo ka shumë rëndësi në politikë. Pra, ne po rritemi, jemi në ngritje vazhdimisht, kurse trendi i Vetëvendosjes është në rënie”, ka shtuar nënkryetari i Prishtinës./Telegrafi/