Site icon Telegrafi

Zjarr në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore, ministria thotë se nuk ka dëme

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se në ndërtesën e Institutit të Mjeksësisë Ligjore, ka shpërthyer një zjarr të shtunën në orët e mbrëmjes.

Sipas informacioneve qe ka aktualisht ministria nga vendi i ngjarjes, nuk ka dëme që janë shkaktuar nga zjarri.

“Të menjëhershme kanë qenë intervenimet e zjarrëfikësve. Policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zv. Ministri, Blerim Sallahu”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas MD-së, personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit. /Telegrafi/

Exit mobile version