Site icon Telegrafi

Zjarri shkatërron qendrën tregtare në Varshavë, bëhet shkrumb e hi objekti me 1.400 lokale afariste

Një zjarr masiv ka shpërthyer të shtunën mbrëma në një qendër tregtare në Varshavë të Polonisë, duke shkatërruar plotësisht objektin kanë njoftuar autoritete e atjeshme.

Për fat të mirë nuk është lënduar askush nga zjarri, kurse qendra Marywilska 44 me afro 1,400 njësi komerciale përfshirë shumë kioska – ishte në mesin e qendrave më të mëdha tregtare në Varshavë, transmeton Telegrafi.

“Pothuajse qind për qind është djegur. Zjarri është përhapur dhe do të nevojiten orë për tu lokalizuar”, tha Mariusz Feltynowski, komandant i departamentit të zjarrfikësve në Varshavë.

Ai shtoi se afro 200 zjarrfikës janë angazhuar në fikjen e zjarrit.

Në anën tjetër akoma nuk dihet shkaku që çoi në shpërthimin e këtij zjarri të madh. /Telegrafi/

 

Exit mobile version