Site icon Telegrafi

Zjarrfikësit kërkojnë kushte më të mira

Rreth 300 zjarrfikës të Kosovës kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre me kushtet në të cilat ata punojnë.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, tha se kërkesat për përmirësim të kushteve të punës për zjarrfikësit i janë paraqitur Qeverisë në vazhdimësi që nga viti 2008. Mirëpo, sipas tij, ende nuk është arritur ndonjë rezultat edhe përkundër disa takimeve me Qeverinë që nga ajo kohë e deri më tani.

Me mënyrën e protestës nuk u pajtuan disa zjarrfikës të cilët kërkonin nga organizatorët të jenë më këmbëngulës në kërkesat e tyre, edhe duke ofenduar kryeministrin e vendit. /KP/

Exit mobile version