Telegrafi

Zjarrfikësit e Zveçanit së shpejti bëhen me objekt të ri

Zjarrëfikësit në Komunën e Zveçanit

Gjatë këtij muaji në Zveçan pritet që të hapet objekti i ri për Brigadën e Zjarrfikësve.

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se në përpjekje për të forcuar kapacitetet për reagim në emergjenca dhe për të garantuar sigurinë e banorëve, gjatë këtij muaji pritet të bëhet hapja e një objekti të ri dhe modern për zjarrfikësit.

“Objekti i ri në Zhitkovc është projektuar për të ofruar mjedisin më të mirë të mundshëm për trajnimet dhe operacionet e nevojshme për të mbrojtur komunitetin tonë”, ka thënë kryetari Peci, shkruan Telegrafi.

Brenda korrikut, në Zveçan pritet që të hapet edhe një park i lojërave.

Sipas kryetarit të komunës, ky është një hap i rëndësishëm për të ofruar një ambient më të mirë për fëmijët dhe gjithë banorët. /Telegrafi/