Dy vetura janë përfshirë nga flakët sot rreth orës 10:26 në parkingun e hotelit “Sheraton Prishtina City”, në lagjen “Marigona Residence”.
Lajmin e ka konfirmuar shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi.
Ai tha se tashmë është shuar zjarri dhe nuk ka persona të lënduar.
“Në orën 10:26 kemi pranu informatën për një zjarr. Pasi ekipa ka ardhur në vendngjarje pa që flakët kanë përshirë dy vetura dhe një pjesë të fasadës së hotel ‘Sheraton Prishtina City’. Tash ka përfunduar gjithçka dhe nuk ka persona të lënduar”, tha Gashi.
Telegrafi ka siguruar video në të cilën shihen dy veturat të cilat marrin flakë.
Ndërkaq Telegrafi është munduar të kontaktoj edhe me Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, mirëpo të njëjtit janë të pa qasshëm. /Telegrafi/