Gjatë ditës së sotme, zjarri ka kapluar Kodrën e Cërnushës.
Djegia e Kodrës së Cërnushës ka filluar para disa orëve, shkruan Telegrafi.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar komandanti i zjarrëfikësve për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Mehmet Mehmeti.
“Rreth orës 13:30 është lajmëruar zjarri. Ekipi ka dal nē vendngjarje. Po e bëjnë të pamundurën me lokalizu zjarrin. Është mobilizuar edhe ekipi pasiv nëse do të ketë nevojë. Tani për tani kto janë të dhënat e para”, ka thënë Mehmeti. /Telegrafi.