Site icon Telegrafi

Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në Suharekë

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një qendër tregtare në qendër të Suharekës, duke përfshirë disa biznese të zonës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se është raportuar për përfshirjen e qendrës tregtare nga zjarri të dielën rreth orës 6:17.

Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit, policia dhe KEDS-i.

Ai ka thënë se është arritur të eliminohet për momentin rreziku që zjarri të përhapet dhe se nuk ka të lënduar të raportuar. Dëmet materiale janë të mëdha, është thënë nga Policia.

“Sot më datën 20.01.2025, rreth orës 06:17 është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në qendrën tregtare ETC në Suharekë. Zjarrfikësit, policia dhe KEDS kanë dalë në vendngjarje. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Zjarrfikësit po punojnë në shuarjen e tij. Për momentin është arritur të eliminohet rreziku që zjarri të përhapet më tutje. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por të lënduar nuk ka të raportuar deri më tani. Policia do ta hetojë rastin si incident zjarri”, ka njoftuar Bytyqi

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka publikuar pamje të disa bizneseve që janë përfshirë nga Zjarri.

“Disa biznese janë përfshirë në rrezik nga zjarri. Po mundohemi ta lokalizojmë me kapacitetet qe i kemi”, ka shkruar Muharremaj./Telegrafi/

Exit mobile version