Site icon Telegrafi

Ziyech në bisedime të avancuara për t’u larguar nga Chelsea këtë verë

Hakim Ziyech është në ‘bisedime të avancuara’ për t’u larguar nga Chelsea këtë verë dhe për t’u bashkuar me klubin nga Arabia Saudite, Al-Nassr.

Ziyech ka qenë subjekt i spekulimeve intensive të transferimeve pasi një mori klubesh kanë mbajtur kontrolle mbi situatën e tij në Stamford Bridge.

Ai u transferua në skuadrën anglez nga Ajaxi në vitin 2020, por luajti pak këtë sezon. 30-vjeçari bëri 24 paraqitje në të gjitha garat, duke përfshirë 18 ndeshje në ligë – duke mos shënuar asnjë gol.

Ai mezi u përdor nga Graham Potter dhe vazhdoi të luante vetëm si zëvendësues nën urdhrat e trajnerit të përkohshëm Frank Lampard.

Lexo po ashtu Enigma me të cilën përballet Pochettino te Chelsea: 32 lojtarë në skuadër, nënshkrime, të huazuar, largime

Ziyech pothuajse iu bashkua Paris Saint-Germain gjatë afatit kalimtar të janarit derisa marrëveshja u rrëzua në minutën e fundit.

Por, duket se ai do të largohet nga Chelsea, me raportet që pretendojnë se ai është në negociata për të nënshkruar me skuadrën e Arabisë Saudite, Al Nassr.

Ai është i hapur për lëvizjen dhe mendohet se dëshiron të luajë përkrah ish-superyllit të Manchester United dhe Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili, natyrisht, u transferua te Al Nassr në fillim të vitit.

Yllit maroken ka të ngjarë t’i ofrohet një kontratë fitimprurëse për ta tërhequr atë të nënshkruajë për Al Nassr, me Blutë të gatshëm ta largojnë lojtarin përpara sezonit të ri.

Nëse ai vendos të lidhet me Ronaldon, atëherë kjo do t’i japë fund karrierës së tij në Evropë, pasi ka luajtur për Heerenveen, Twente, Ajax dhe Chelsea.

Shoku i skuadrës së Ziyech, N’Golo Kante gjithashtu mund të shkojë në Lindjen e Mesme, me Al Ittihad që është afër nënshkrimit të mesfushorit francez.

Romelu Lukaku dhe Pierre Emerick Aubameyang po kërkohen gjithashtu nga klubet saudite. /Telegrafi/

Exit mobile version