Mbrojtësi 27-vjeçar i Arsenalit, Oleksandr Zinchenko mund të largohet nga klubi.
Sipas portalit spanjoll Todofichajes, aktualisht janë dy pretendentë për futbollistin ukrainas – Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund.
Zinchenko ka vendosur t’i bashkohet klubit madrilen, i cili dëshiron të mbyllë transferimin në ditët në vijim.
Raportohet se fillimisht do të shkojë një huazim deri në fund të sezonit me detyrim blerje për 20 milionë euro.
Në sezonin 2024/25, Oleksandr Zinchenko luajti 13 ndeshje në nivel klubi, por nuk arriti të regjistrojë asnjë kontribut për gol.
Transfermarkt e vlerëson atë në 30 milionë euro. /Telegrafi/