Site icon Telegrafi

Zielinski refuzon një ofertë fitimprurëse nga Al-Ahli

Piotr Zielinski thuhet se ka refuzuar një ofertë fitimprurëse nga klubi i Superligës së Arabisë Saudite, Al-Ahli, ndërsa pret për një marrëveshje të re me Napolin.

Mesfushori 29-vjeçar polak ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës së tij me Napolin dhe ai dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje të re, pavarësisht interesimit nga Lazio dhe Arabia Saudite.

Thuhet se Al-Ahli i ofroi Zielinskit një kontratë trevjeçare me vlerë 36 milionë euro në total, shumë më tepër se sa ai do të merrte në një kontratë të re me Napolin.

Sipas Corriere dello Sport, Zielinski ka vendosur të refuzojë ofertën nga Al-Ahli ndërsa pret që të arrihet një marrëveshje me Napolin, duke dashur të nënshkruajë një marrëveshje të re.

Megjithatë, bisedimet nuk do të jenë të thjeshta, pasi Napoli nuk është i gatshëm të paguajë pagën e tij aktuale prej 4.8 milionë euro neto në sezon në një marrëveshje të re, kështu që ai do të duhet të pranojë një ulje page për të qëndruar në kryeqytetin e Campania.

Agjenti i tij do të arrijë në kampin e stërvitjes para-sezonale të Napolit në Dimaro në ditët në vijim për t’u ulur me presidentin Aurelio De Laurentiis. /Telegrafi/

Exit mobile version