Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në një intervistë për “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni ka folur rreth jetës së tij personale dhe asaj politike në vend.
I pyetur për atë se ku e sheh veten pas pesë viteve, ai tha se pas kësaj periudhe do të jetë në krah të një kryetari të ri të Aleancës për Shqiptarët.
“Veten pas pesë viteve e shoh në krah të një kryetari të ri të ASH-së, pasi kur e kemi krijuar partinë politike, e kemi nisur që kryetari të ketë mandat të kufizuar”, tha Sela.
Ai shtoi se pas kësaj periudhe gjithashtu do të jetë më afër familjes.
Për më shumë ndiqeni videon e plotë me kryetarin e ASH-së: