Site icon Telegrafi

Zhvlerësohet rubla ruse, në nivele më të ulëta kundrejt dollarit

Tregjet financiare ruse kanë pasur një javë të paqëndrueshme për shkak të frikës së investitorëve për valën e dytë të COVID-19 dhe zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Sipas medieve ruse, përcjell Telegrafi, rubla ra me 0.5 për qind ndaj dollarit amerikan.

Monedha vetëm brenda javës së fundit ka humbur vlerën në 5 për qind.

Po ashtu, çmimet e naftës – një faktor kryesor në ekonominë e Rusisë – që nga java e kaluar kanë rënë me 10 për qind.

Tregu i aksioneve në Rusi gjithashtu pësoi rënie me 0.7 për qind, duke u zhytur në pikën më të ulët brenda gjashtë muajve.

Lexo po ashtu Rubla ruse nën presionin e pandemisë COVID-19, naftës dhe Putinit

Sipas analistëve rusë, rubla për javë të tëra ka filluar të futet në pikiatë, që kur filloi të zhvlerësohet pas lajmit se kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny ishte helmuar me agjentin nervor Novichok. /Telegrafi/

Exit mobile version