Site icon Telegrafi

Zhduket një vajzë në Suharekë

Foto: Ilustrim

Një grua ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 09:00 në rrugën “13 qershori”, në Suharekë.

Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Më 09.10.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhje e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version