Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar për një vajzë të mitur e cila është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Rasti është raportuar të mërkurën në ora 15:10.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovare (e mitur), është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin policor. /Telegrafi/