Site icon Telegrafi

Zhduket një person në Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se një person tjetër është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 11:00, në Fushë Kosovë.

Tutje thuhet se rasti është në procedurë hetimore.

“Rr. Besa Besë, F. Kosovë 09.02.2023-11:00. Një mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet për vend ndodhjen e tij, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version