Një grua ka njoftuar se motra e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për lokacionin e saj.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 11.01.2025, në Vushtrri.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se motra e sajë viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për lokacionin e saj”, thuhet në raport. /Telegrafi/