Site icon Telegrafi

Zhduket një e mitur në Podujevë

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur ka dal nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 17:00, në Podujevë.

Siç thuhet në raport, ankuesi nuk ka njohuri se ku ndodhet ajo.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar rastin në polici se vajza e tij e mitur ka dal nga shtëpi dhe deri me tani nuk është kthyer. Ankuesi nuk ka njohuri se ku ndodhet ajo. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version