Site icon Telegrafi

Zhbllokohen dy alpinistët shqiptarë, largohen me aeroplan nga Antarktida

Arianit dhe Mrika Nikqi tashmë nuk janë në rrezik për jetë në kontinentin e Antarktikut.

Dy alpinistët shqiptarë pas pushtimit me sukses të majës më të lartë të kontinentit të akullt Mount Vinson 4892 lmb, kishin arritur në kampin kryesor.

Edhe pse në kampin bazë do të duhej të qëndronin një apo dy ditë, moti nuk ishte në favor të tyre që të merrnin dritën e gjelbër për të fluturuar drejt Union Glacierit.

Pas përmirësimit të motit, sportistët dhe ekspedita e tyre tashmë janë nisur drejt Punta Arena Chile.

“Për të gjithë ju që keni pritur me durim, duke treguar dashuri, kujdesje dhe mbështetje, ndihemi të kënaqur të ju njoftojmë se pas 20 ditësh qëndrimi në Vinson Masiff, Mrika dhe i gjithë ekipi i alpinistëve i’a kanë dal me sukses jashtë Kampit Bazë, dhe janë nisur drejt Union Glacier natën e djeshme, prej nga do të fluturojnë jashtë kontinentit të ftohtë të Antarktikut drejtë Punta Arena Chile”, shkruan në njoftimin e shoqatës së alpinistëve të Gjeravicës.

Gjatë ditës së sotme ata do të marrin edhe certifikatën e kompletimit të ekspeditës, të cilën ekipi do ta pranojë në Union Glacier.

Lexo po ashtu Bashkëshortja e alpinistit të ngujuar në Antarktik, Albanina: Nuk e di sa munden të mbijetojnë në ato kushte Arianiti dhe Mrika

Ndryshe, babë e bijë kujtojmë kishin pushtuar majën më të lartë të Antraktikut, ku nuk mungoi edhe ngritja e flamurit kombëtar shqiptar si dhe shtetëror të Kosovës.

Telegrafi do t’iu mbaj të informuar gjatë ditëve në vijim rreth detaje të reja të alpinistëve shqiptarë. /Telegrafi/

Exit mobile version