Kinezja Weili Zhang nokautoi polaken Joanna Jedrzejczyk në eventin UFC 275 në Singapor dhe fitoi edhe revanshin e meçit të vitit 2020, i cili konsiderohet lufta më e mirë e femrave e të gjitha kohërave.
Ish-kampionia e UFC-së, Joanna Jedrzejczyk, u rikthye në kafazin e UFC-së pas më shumë se dy vitesh, por u mund sërish.
Zhang bëri një “grusht rrotullues” të shkëlqyeshëm në raundin e dytë, duke e dërguar Joannan në dysheme.
Weili Zhang with the spinning backfast knockout on Joanna. F in the chat pic.twitter.com/OCxBpMmACO
— Troydan (@Troydan) June 12, 2022
Polakja vendosi të tërhiqej pas kësaj lufte, duke i lënë dorezat në kafaz dhe duke u pensionuar nga UFC.
Në meçin e mbrëmjes, Jiri Prochazka u bë kampioni i ri, pasi detyroi Glover Teixeira të dorëzohej në raundin e fundit.
Ishte një luftë gladiatoriale me shkëmbime të ashpra goditjesh dhe sipas vlerësimeve të përgjithshme, një nga luftimet më të mira të të gjitha kohërave që tifozët e UFC mund të shijonin.
PROCHAZKA SUBMITS TEIXEIRA TO WIN THE LIGHT HEAVYWEIGHT TITLE 🏆 #UFC275 pic.twitter.com/YwrwkxBuoh
— ESPN MMA (@espnmma) June 12, 2022
Nw UFC 275 kishte edhe luftëra të tjera që u zhvilluan. /Telegrafi/