Zgjim Mustafa ka vendosur ta vazhdojë karrierën te kampioni i Kosovës, Drita.
Mesfushori që ka qenë pjesë e rivalit lokal, Gjilani, nga sezoni i ri do të luajë te klubi tjetër i qytetit.
Njoftimin për zyrtarizimin e tij e ka bërë vet klubi gjilanas përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
“Mesfushori Zgjim Mustafa ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën tonë, ku edhe njëherit u prezantua në stërvitjen e parë për përgatitjen e ndeshjes të Ligës së Kampionëve kundër Malmos”, shkruan në njoftimin e Dritës.
Kujtojmë që Drita bëri historinë duke siguruar pjesëmarrjen në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Kampioni i Kosovës do të luajë përballë kampionit të Suedisë, Malmo. /Telegrafi/