I dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se zgjidhja e çështjes së të pagjeturve është urgjente.
Lajçak që ndodhet për vizitë në Kosovë në një postim në Twitter shkruan se qytetarët që kanë të humbur personat e tyre të dashur meritojnë të mbyllet kjo çështje.
“Zgjidhja e fatit të më shumë se 1600 personave ende të zhdukur është urgjente. Të gjithë të dashurit – pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike meritojnë të mbyllet kjo çështje. Kjo është arsyeja pse unë vizitova Qendrën e Dokumentacionit, u takova me Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur dhe mora pjesë në shfaqjen ‘Uji dhe qirinjtë’, shkruan Lajçak.
I dërguari i BE-së për dialogun pritet që sot gjatë ditës të takojë partitë opozitarte. Ai të hënën është takuar me kryeministrin Albin Kurti. /Telegrafi/
Resolving the fate of more than 1600 persons still missing is urgent. All loved ones – no matter of their ethnicity – deserve closure. This is why I visited the Documentation Center, met with the Missing Persons Resource Center and attended the screening of ?“Water and Candles” pic.twitter.com/3CLgrJCc0G
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 27, 2022