Site icon Telegrafi

Zgjidheni dyshimin, kur është ideale të bëni dush me ujë të ngrohtë dhe kur me ujë të ftohtë

Nëse keni menduar ndonjëherë se cila është temperatura më e mirë për një dush në mbrëmje dhe një dush në mëngjes, një mjek ka sqaruar çdo konfuzion që mund të keni.

Ju mund të supozoni se një dush i ftohtë do të ftonte temperaturën e trupit tuaj dhe një dush më i ngrohtë do t’ju ngrohte – nuk është aspak kështu, pasi një ekspert shëndetësor e thotë të kundërtën.

“Nëse do të flini dhe nëse doni një gjumë të mirë, të bësh një dush të ngrohtë para gjumit në mënyrë paradoksale ftoh temperaturën e trupit tuaj, kështu që ju bëni një gjumë të mirë”, thotë doktori Karan Raj.

Por pse është kjo?

Raj shpjegoi se ju “duhet një temperaturë më e ulët e trupit përpara se të flini; kjo ul pragun e gjumit”.

Efekti i kundërt ndodh kur bëni dush të ftohtë në mëngjes, pasi do të rrisë temperaturën e trupit tuaj dhe do t’ju bëjë më vigjilentë.

Ai shpjegoi se si një temperaturë e ngritur e trupit është e mirë “gjatë ditës” pasi do të jeni më shumë në formë.

Eksperti pohoi se dushi i ngrohtë gjatë natës dhe më i ftohtë në mëngjes “përshtatet me stimujt mjedisor”. /Telegrafi/

Exit mobile version