Site icon Telegrafi

Zgjedhjet parlamentare, Zemaj: LDK e para, VV e dyta, PDK e treta, ndërsa AAK-NISMA rrezikon pragun

Deputeti i LDK-së, Amend Zemaj, beson se në zgjedhjet e ardhshme partia e tij do të radhitet e para, e pasuar nga Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, dhe në fund koalicioni NISMA-AAK, për të cilin pati dyshime nëse do të mund ta kalojë pragun.

Zemaj është shprehur optimist se paria e tij do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

“Ne zgjedhjet do t’i fitojmë. Edhe pse është nevojë, dhe nuk është vetëm kërkesë dhe dëshirë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Po e them nuk është e tepërt me e përsërit, është i vetmi subjekt politik që ka ofertë zgjedhore”, tha Zemaj në “DPT TE FIDANI” në Klan Kosova.

“E kemi parë çka do të thotë me ardhë në pushtet në subjekt politik që nuk ka pasë ofertë zgjedhore, që ka ardh me propagandë, me populizëm”.

“Ajo që po dëgjoj në terren është se duhet të luftojnë shumë partitë që janë pak më të vogla për ta kaluar pragun”, deklaroi Zemaj.

Exit mobile version