Bashkimi Evropian të enjten ka dalë me tri kërkesat për tejkalimin e situatës së tensionuar në veri të vendit, ndër të cilat kërkesa është edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri të vendit.
E lidhur me mundësi për zgjedhje të reja në veri, ka shkruar njohësi i çështjeve zgjedhore, Eugen Cakolli, i cili theksoi se e rëndësishme është që në rast të shpalljes së zgjedhjeve të reja, presioni ndërkombëtar do të bjerë mbi palën serbe për të marrë pjesë në zgjedhje, duke e bërë pothuajse të pamundur çfarëdo bojkoti të Listës Serbe.
Sipas tij, në rezultat i tillë do të ishte e vështirë të arrihej në çfarëdo rrethane tjetër, pa formim paraprak të Asociacionit.
“Pak rëndësi ka rrugëzgjidhja ligjore për të çuar në zgjedhje të jashtëzakonshme katër komunat veriore – përfshirë largimin e kryetarëve me ‘referendume’, anipse kjo do të kërkonte praktikisht dy procese votimi.
E rëndësishme është që në rast të shpalljes së zgjedhjeve të reja, presioni ndërkombëtar do të bjerë mbi palën serbe për të marrë pjesë në zgjedhje, duke e bërë pothuajse të pamundur çfarëdo bojkoti të Listës Serbe.
Një rezultat i tillë vështirë se do të arrihej në çfarëdo rrethane tjetër, pa formim paraprak të Asociacionit – që ka qenë kusht i Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje”, shkruan Cakolli. /Telegrafi/