Site icon Telegrafi

Zgjatet afati për subvencione për kulturat bujqësore

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë vendim për zgjatjen e afatit për aplikim për pagesa direkte/subvencione për kulturat bujqësore për vitin 2024 deri më 29 prill 2024, në ora 16:00.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të fermerëve dhe drejtorive komunale për Bujqësi, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve, që kanë mbetur pa aplikuar deri më tani në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2024.

Ndërkaq, procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe të gjithë të interesuarit informatat e hollësishme mund t’i gjejnë në web faqen e MBPZhR-së, https://www.mbpzhr-ks.net/sq/subvencione dhe në web faqen e AZhB-së, https://azhb-rks.net/sq/subvencione, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi. /Telegrafi/

Exit mobile version