Mesfushori i Marokut, Selim Amallah, u largua nga fusha në minutën e 78-të në ndeshjen gjysmëfinale kundër Francës, edhe pse ishte inkuadruar si zëvendësues.
Les Bleus siguruan pjesëmarrjen në finale të Kampionatit Botëror, ‘Katar 2022’, ku të dielën do të ndeshen me Argjentinën.
26-vjeçari hyri në fushë në minutën e 21-të ta takimit duke zënë vendin e Romain Saiss, i cili u detyrua të largohej për shkak të lëndimit.
Kjo e detyroi trajnerin Walid Regragui që ta ndryshonte formacionin, nga loja me pesë mbrojtës, në 4-3-3. Kjo kishte ndodhur pasi Theo Hernandez veçmë e kishte kaluar Francën në epërsi (që në minutën e pestë).
Maroku dominoi në pjesë të caktuara të ndeshjes në vazhdim, sidomos në fraksioni e dytë, por nuk arrinin të shënonin. Prandaj, përzgjedhësi duhej të intervenonte, meqë edhe Nayef Aguerd nuk ishte në dispozicion, kurse Noussair Mazraoui u zëvendësua në fund të pjesës së parë.
Kështu, ai vendosi që ta largonte zëvendësuesin Amallah për ta inkuadruar Abde Ezzalzouli, një lëvizje që rrallë shihet në futboll, e aq më pak në një Kampionat Botëror. Sidoqoftë, as ky veprim nuk dha rezultat sepse menjëherë pas, Franca e shënoi edhe golin e dytë.
Këtu përfundoi ëndrra e Marokut për Kupën e Botës, por ka një shans tjetër për ta zënë vendin e tretë në sfidën ndaj Kroacisë që zhvillohet të dielën. /Telegrafi/