Zendaya ka ndarë detaje të reja rreth takimit të saj me të dashurin, Tom Holland, duke zbuluar se ata u njohën për herë të parë para se të niste xhirimi i “Spider-Man: Homecoming” në vitin 2017.
Aktorja 28-vjeçare, e cila është në një lidhje me Holland, gjithashtu 28 vjeç, që nga viti 2021, tha se u takuan gjatë një leximi për rolet e tyre në filmin e famshëm.
Ajo shpjegoi se nga momenti i parë, ka ndier një lidhje të natyrshme me Tom dhe se punimi me të është gjithmonë i lehtë dhe i rehatshëm, shkruan DailyMail.
“Ai është kaq i talentuar dhe kaq pasionant për atë që bën”, tha Zendaya.
“Ndihem e sigurt dhe e natyrshme kur punoj me të, ai gjithmonë jep 100% edhe kur është i lodhur.”
Në një intervistë për “Variety”, Zendaya e quajti bashkëpunimin me Tom shumë normal dhe theksoi se përvojat e tyre të përbashkëta në punë kanë ndihmuar që lidhja të forcohet.
Kjo është hera e dytë që Zendaya flet për marrëdhënien e saj me Hollandin, pasi edhe në një intervistë të muajit prill me “British Vogue”, ajo foli për mënyrën se si ata u rritën së bashku profesionalisht dhe personalisht, duke e vlerësuar atë për mënyrën se si ka menaxhuar ndryshimet e mëdha në jetën e tij.
Zendaya gjithashtu ka pranuar se mendon për mundësinë e krijimit të një familjeje në të ardhmen, por tha se nuk dëshiron që fëmijët e saj të jenë të ekspozuar shumë ndaj famës së saj. /Telegrafi/