Mijëra njerëz kanë nënshkruar një peticion duke i bërë thirrje Google për të rivendosur Palestinën në harta shërbyese pasi Google thuhet se zëvendësoi emrin e shtetit të pranuar pjesërisht me Izraelin.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gazetarët lokalë e kanë qortuar këtë veprim duke e vlerësuar si një “përpjekje të dështuar” e cila synon “falsifikimin e historisë dhe gjeografisë”.
Thuhet se peticioni pa një rritje dramatike të numrit të nënshkruesve në ditët e fundit, pas një deklarate nga ana e Forumit të Gazetarëve palestinezë [PJF] që shkaktoi një fushatë në internet kundër Google.
Grupi i kërkoi Google që të ndryshojë lëvizjen e saj që nga 25 korriku, kur kishte hequr emrin e Palestinës tërësisht nga aplikacioni i hartave duke i dizajnuar të gjitha territoret palestineze si Izrael. /Telegrafi/
Shame on you @googlemaps https://t.co/rWwNTqWYTp
— Aisha Fari (@faristwits) August 8, 2016
shame on you google it’s palestine not isreal ??????? pic.twitter.com/KJW8EebHnP
— zaheer (@zxheex) August 8, 2016