Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka vendosur sanksione ndaj 185 kompanive dhe individëve që mbështesin luftën ruse në Ukrainë, e cila po vazhdon prej 12 muajsh.
“Kompanitë dhe biznesmenët që transportojnë personel dhe pajisje ushtarake, përmes linjës hekurudhore në emër të shtetit agresor do të ndëshkohen”, tha Zelensky në një fjalim.
Ai shtoi se prona e konfiskuar do të përdoret për të mirën e mbrojtjes së Ukrainës në luftë, transmeton Telegrafi.
Lista e të sanksionuarve përfshin 182 kompani, përfshirë ato bjelloruse që ndihmojnë Rusinë me dërgesat dhe tre individë.
Zelensky tha gjithashtu se Ukraina po punon për të siguruar që vendet e tjera të bllokojnë gjithashtu asetet e këtyre kompanive dhe individëve.
Ai falënderoi gjithashtu “të gjithë ata që ndihmojnë në forcimin e sanksioneve kundër Rusisë”, si dhe hetuesit që zbulojnë dhe ndjekin penalisht ata që shmangin sanksionet.
“Në qytetin Kostiantynika në rajonin e Donetskut, sulmet me raketa ruse mbi ndërtesat kolektive, të shtunën vranë tre persona dhe plagosën 14 tjerë”, shtoi Zelensky.
Duke folur për perspektivën e ndihmës ushtarake nga Perëndimi, presidenti theksoi se Ukrainës i duhen urgjentisht raketa me rreze më të gjatë për të zmbrapsur sulmet ruse. /Telegrafi/