Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ua ka hequr mbrëmë shtetësinë disa ish-politikanëve me ndikim, që po cilësohet si një prej veprimeve të fundit “nga pastrimi” i vendit nga ndikimi pro-rus.
“Sot kam nënshkruar dokumenteve relevante për t’ua marrë shtetësinë, një hap tjetër për mbrojtjen dhe pastrimin e vendit tonë nga ana që janë në anën e agresorit”, shtoi Zelensky gjatë video adresimit të tij më të fundit, transmeton Telegrafi.
Ai nuk dëshiroi t’ua zbulojë emrat, por theksoi se ka kanë shtetësi të dyfishtë – pra atë ruse dhe ukrainase.
E sipas mediave ukrainase, nënshkrimi përfshinë disa politikanë të lartë nga zyra e Viktor Janukovich, i cili ishte presidenti pro-rus i Ukrainës nga 2014, derisa u shkarkua nga detyra më 2014.
Në listë ishin Dmitro Tabachnik, ish-ministri i Arsimit, Andrei Kjujev, ish-nënkryetari i qeverisë dhe njëherit shef i administratës së Yanukovichit dhe Vitalii Zakarchenko, ish-ministër i Punëve të Brendshme, raporton agjencia ukrainase e lajmeve RBC-Ukraina.
Ukraina një numri të caktuar të personave ua ka marrë shtetësinë, dhe i ka sanksionuar qindra zyrtarë rusë dhe bjellorusë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. /Telegrafi/