Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u takua me presidentin polak, Andrzej Duda.
I pari i shtetit ukrainas gjatë rikthimit në atdhe nga Shtetet e Bashkuara është takuar me homologun polak.
Zelensky publikoi një video gjatë takimit me Dudan në rrjetet sociale, por nuk dha shumë detaje.
“Ne analizuan vitin që solli sfida historike për shkak të luftës”, shkroi ukrainasi në Telegram,.
“Ne gjithashtu folëm për planet strategjike rreth të ardhmes, marrëdhëniet dypalëshe dhe ndërveprimet në nivel ndërkombëtar në vitin 2023”, shtoi ai.
Theksojmë se Zelensky shihet në video duke zbritur nga aeroplani në aeroportin Rzeszow. Nuk dihet saktësisht se kur ka arritur në Poloni.
Ndryshe, Zelensky gjatë ditës së djeshme është takuar me presidentin amerikan, Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/