Site icon Telegrafi

Zelensky pretendon se Ukraina është në rrugën e anëtarësimit në NATO

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të shtunën se ende e sheh vendin e tij në rrugën e anëtarësimit në NATO, pavarësisht se lufta e Rusisë nuk ka treguar shenja zbutjeje edhe pas 13 muajsh konflikti.

“Këtë javë pamë një drejtim të mirë të lëvizjes drejt NATO-s, përmes ndihmës së re ushtarake nga Perëndimi dhe shprehjeve të tjera të mbështetjes ndërkombëtare”, tha Zelensky në video-mesazhin e tij, transmeton Telegrafi.

Zelensky iu referua propozimit të Lituanisë për të ftuar Ukrainën për t’u bërë anëtare e NATO-s në samitin e aleancës ushtarake, që do të mbahet në Vilnius në korrik dhe më pas e falënderoi atë vend.

Lexo po ashtu Nga Rusia kthehen 31 fëmijë ukrainas, lot gëzimi gjatë ribashkimit me familjarët

Parlamenti i vendit baltik vendosi këtë javë të kërkojë që Ukraina të ftohet për t’u bashkuar me aleancën, në një samit të planifikuar për 11 dhe 12 korrik.

“Thirrje për mbështetje për vendet që ende nuk janë distancuar nga Rusia”, u tha nga ky vend.

Aspirata e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n përmendet shpesh nga Kremlini, si një nga arsyet për pushtimin rus shkurtin e kaluar.

Vitin e kaluar, Zelensky bëri thirrje për hyrje “të përshpejtuar” në NATO, duke shpresuar se Ukraina do të merrte trajtim preferencial.

Lexo po ashtu Ushtarët e plagosur ukrainas këndojnë himnin gjatë evakuimit

Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e tjerë të aleancës, si Gjermania, kanë shprehur rezerva për këtë, pasi një nga parakushtet për hyrje është mospërfshirja në konflikte ndërkombëtare.

Në mesazhin e tij, Zelensky bëri thirrje për mbështetje për vendet që ende nuk janë distancuar qartë nga Rusia, duke thënë se ukrainasit po luftojnë për vlera universale që janë afër të gjitha kombeve.

“Të gjithë e vlerësojnë sigurinë dhe mbrojtjen nga terrori”, tha Zelensky, duke shtuar se Rusia mbron “kampet e përqendrimit, dëbimin e fëmijëve, përdhunimin e grave dhe djegien e qyteteve”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version