Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është parë i përlotur teksa mori pjesë në një shërbim përkujtimor të shtunën për të përkujtuar shtatë zyrtarë të lartë të vrarë në një rrëzim helikopteri.
Ministri i Brendshëm, Denys Monastyrskyi, zëvendësi i tij dhe pesë zyrtarë të tjerë të lartë të ministrisë u vranë të mërkurën kur helikopteri i tyre i prodhimit francez u rrëzua mes mjegullës në një hapësirë pranë Kievit.
Shtatë persona të tjerë gjetën vdekjen gjithashtu, përfshirë një fëmijë, në aksident.
Zyrtarët janë ende duke hetuar shkakun.
“Trishtimi i papërshkrueshëm po mbulon shpirtin”, shkroi Zelensky në një postim në Telegram të shtunën.
Helikopteri u rrëzua vetëm disa ditë pasi të paktën 45 persona u vranë në një sulm me raketa ruse që rrafshoi pjesërisht një bllok banesash në qytetin juglindor të Dnipro.
Në fushën e betejës, forcat ukrainase po i shmangen një sulmi të paepur rus në lindje, ku Moska ka shpenzuar burime masive për përparime rreth 11 muaj pas fillimit të agresionit në Ukrainë.
Zelensky bën një adresim të përditshëm në të cilin ai zakonisht diskuton për luftën, por të shtunën ai foli vetëm për vdekjen e Monastyrskyi.
“Ngushëllimet e mia për të gjithë të afërmit dhe miqtë. Më dhemb të mendosh për këtë, më dhemb të flas për të”, tha ai.
“Ne po humbasim njerëz çdo ditë, të cilët do t’i kujtojmë gjithmonë”.
Ndërkohë Kyrylo Budanov, shefi i inteligjencës ushtarake, e përshkroi vdekjen e Monastyrskyi si “një humbje të madhe”.
“… Ai është një hero i vërtetë i këtij vendi”. /Telegrafi/