Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Donald Trump “po jetonte në këtë hapësirë dezinformimi”, raportoi UBBC, pasi presidenti i SHBA sugjeroi se Ukraina duhet të mbajë zgjedhje.
Të martën, Trump u tha gazetarëve se Ukraina ishte nën “ligjin ushtarak” dhe vlerësimi i miratimit të Zelensky ishte “në rënie në 4 për qind”, transmeton Telegrafi.
“Po, unë do të thosha se, e dini, kur ata duan një vend në tryezë, ju mund të thoni se populli duhet, a nuk do të duhej populli i Ukrainës të thotë, si ‘e dini, ka kaluar një kohë e gjatë që nuk kemi pasur zgjedhje'”, tha ai kur u pyet nëse SHBA do të mbështeste kërkesat e raportuara të Rusisë, që Ukraina të mbajë zgjedhje si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.
Zelensky – i cili u zgjodh për një mandat pesë vjeçar në 2019 – kundërshtoi pretendimet e Trump gjatë një konference për shtyp të mërkurën.
Ai tha se kishte një vlerësim të lartë të miratimit, duke cituar një sondazh që tha se 58 përqind e ukrainasve kanë besim tek ai.
Zelensky shtoi se kishte prova që Rusia po përhapte dezinformata në lidhje me shifrën e vlerësimit prej 4 për qind.
“Me gjithë respektin e duhur për presidentin Donald Trump si lider…ai po jeton në këtë hapësirë dezinformimi”, tha ai. /Telegrafi/