Site icon Telegrafi

Zelensky nominon ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Ukrainës

Deputetët e parlamentit ukrainase kanë votuar pro për të pranuar dorëheqjen e ministrit të Jashtëm, Dmytro Kuleba.

Largimi i tij është pjesë e një rifreskimi të qeverisë të urdhëruar nga presidenti Volodymyr Zelensky, i cili tha se Ukraina ka nevojë për “energji të re”.

E vendin e Kuleba e me gjasë do ta merr Andrii Sybiha, që është propozuar nga presidenti ukrainas, transmeton Telegrafi.

Kuleba është larguar pasi raportohet se ka patur përplasje me kreun e zyrës së Volodymyr Zelenskyt.

“Të gjithë e dinin se kishin konflikt. Një herë isha dëshmitar i një episodi të tillë”, tha një zyrtar për Politico që kërkoi të mbetet anonim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version