Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Bruksel, ku planifikohet të nënshkruajë tre marrëveshje sigurie.
Bëhet e ditur se në mesin e marrëveshjeve është edhe një draft dokument i tillë me Bashkimin Evropian.
Me anë të tij, BE-ja zotohet të vazhdojë të ofrojë armë, trajnime ushtarake dhe ndihmë të tjera për Kievin, ditëve në vijim, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
In the past few days, Ukraine has started actual negotiations on EU membership. Today, I am in Brussels to attend a meeting of the European Council and to thank all European leaders for their unity and for affirming the irreversibility of our European course.
I will meet with…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) June 27, 2024
Në rast të një “agresioni të ardhshëm”, marrëveshjet thonë se BE-ja dhe Ukraina synojnë të konsultohen brenda 24 orëve për nevojat e Kievit dhe “të përcaktojnë me shpejtësi” hapat e ardhshëm.
“Për herë të parë, kjo marrëveshje do të përmbajë angazhimin e të 27 vendeve anëtare për t’i ofruar Ukrainës mbështetje të gjerë, pavarësisht ndryshimeve institucionale”, tha Zelensky.
Siç raportohet, draft dokumenti i BE-së thotë se angazhimet do të mbeten në fuqi “ndërsa Ukraina ndjek rrugën e saj evropiane” dhe do të rishikohet më së voni pas 10 vjetësh. /Telegrafi/