Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mirëpritur lajmin se SHBA-ja do të dërgojë 2.3 miliardë dollarë shtesë ndihmë për sigurinë në Ukrainë.
Lajmin për ndihmën e re ushtarake e ka dhënë sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, i cili theksoi se paketa përfshin armë antitank, interceptorë dhe municione për Patriot dhe sisteme tjera të mbrojtjes ajrore.
Bëhet e ditur se njoftimi erdhi pasi Lloyd e takoi ministrin ukrainas të mbrojtjes, Rustem Umerov, në Pentagon, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Zelensky vuri në pah rëndësinë e armëve amerikane për ushtrinë ukrainase.
I am grateful to @POTUS Joe Biden, both parties in Congress, and the entire American people for today’s military aid packages.
Additional air defense, artillery, anti-tank weapons, and other critical items, as well as funds to purchase Patriot and NASAMS missiles, will…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) July 3, 2024
Ai tha se “artikujt kritikë” do të forcojnë trupat dhe do të përmirësojnë aftësitë ushtarake në fushëbeteja.
“Ne llogarisim në ndihmën e vazhdueshme të SHBA-së për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës dhe për të na mundësuar që të kundërshtojmë në mënyrë efektive agresionin rus dhe të mbrojmë popullin tonë kundër terrorit rus”, tha Zelensky. /Telegrafi/