Site icon Telegrafi

Zelensky e Sunak në ‘Downing Street’, presidenti ukrainas falënderon popullin britanik për ndihmën e dhënë

Presidenti ukrainas i cili po qëndron në Londër, është takuar me kryeministrin britanik Rishi Sunak.

Ai pritet të takohet edhe me mbretin Charles, si dhe do të mbajë një fjalim në Parlamentin britanik, transmeton Telegrafi.

Para pak çastesh është parë duke u futur në Downing Street, përkatësisht në zyrën e kryeministrit britanik që e shoqëronte derisa shumë gazetarë e prisnin me padurim shfaqjen e tij.

Lexo po ashtu Aeroplani me të cilin Zelensky udhëtoi ateron në aeroportin e Londrës, atje u prit nga Rishi Sunak – do të takohet edhe me Mbretin Charles

Në anën tjetër, është bërë e ditur se Zelensky nga Britania e Madhe pritet të vazhdojë rrugëtimin e tij për në Bruksel, por deri më tani nga zyra e presidentit ukrainas akoma nuk është konfirmuar asgjë.

Madje ekspertët e sigurisë thonë se kjo po mbahet e fshehtë për arsye të sigurisë dhe se nesër ai do të jetë në Bruksel.

“Britania ishte një ndër vendet e para që i dolën në ndihmë Ukrainë. Sot jam në Londër për ta falënderuar personalisht popullin britanik dhe kryeministrin Rishi Sunak”, ka shkruar Zelensky në Telegram. /Telegrafi/

Exit mobile version