Zëdhënësi i AAK-së Kushtrim Xhemaili, i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba rreth deklaratave për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Zyba, tha se sot me ia premtu postin e presidentit Ramush Haradinajt, ai i ndërron fjalët për Albin Kurtin.
Ndërsa Xhemaili si kundërpërgjigje ka thënë se të tillët si Zyba, më shpesh i ndërrojnë fjalët se sa çorapet.
“Sali Zyba i VV-së, në vend që të merret me të vertetat e Kryetarit Haradinaj për Albin Kurtin, paska qit fall, se si e qysh do t’i ndërronte fjalët Haradinaj. S’ka faj se sortja e tij, më shpesh i ndërrojnë fjalët se sa çorapet e kujtojnë se këtë e bëjnë edhe të tjerët”, ka thënë Xhemaili.
Ai ka shtuar se po të kishte pak dinjitet Zyba, do të fokusohej tek dështimet spektakulare të shefit të tij.
“Po të kishte veç pak dinjitet ky njeri, do të fokusohej te dështimet spektakulare të shefit të tij. Ose më e pakta do të merrej me të vërtetat që janë thënë në intervistën e Ramush Haradinajt, por meqë nuk mund t’i përgenjështroj ato, atëherë qet fall!”, është shprehur ai.