Site icon Telegrafi

Zbulohet vendi në sfondin e Mona Lizës

Çdo ditë mesatarisht rreth 30 mijë vizitorë hyjnë në Muzeun e Luvrit në Paris, për të vizituar veprën “La Gioconda”, pikturën e famshme të Leonardo da Vincit, e njohur gjithashtu si Mona Liza. Ndërkohë, ka ardhur konfirmimi se qyteti në sfondin e Mona Lizës është Bobio.

Lexo po ashtu Zbulohet vendi në sfondin e Mona Lizës

Në vitin 2015, studiuesja Carla Glori ka paraqitur tezat sipas të cilave qyteti i përshkruar në sfondin e “La Gioconda” ishte qyteza Bobio. Pas shumë studimeve dhe analizave, Glori ka arritur së fundmi të marrë konfirmimin e teorisë së saj shkencore. Konfirmimi vjen përmes zbulimit të një grupi shkencëtarësh që kanë vërtetuar praninë e da Vincit në lokalitetin Pierfrançesko di Groparello, afër Bobios, në fillim të vitit 1500 kur u bë piktura e rëndësishme. Zona pranë Bobios gjithashtu ishte vërtetuar se ishte me interes gjeologjik për Leonardo da Vincin.

Sot qyteza e vogël ruan të paprekur strukturën e tij mesjetare me rrugët e tij të ngushta, shtëpitë e vogla prej guri dhe pallatet madhështore. /Gazeta “Si”/

Exit mobile version