Site icon Telegrafi

Zbulohet shkalla e lëndimit të Armando Brojës dhe sa muaj është jashtë fushë

Armando Broja pësoi një lëndim të tmerrshëm në miqësoren që Chelsea e zhvilloi ndaj Aston Villas të dielën e javës që shkoi.

Përveç se pësuan humbje 1-0 nga rivali në Ligën Premier, The Blues po ashtu humbën edhe sulmuesin shqiptar.

Ishte minuta e 25-të e takimit, kur Broja po shkonte pas një lojtari të Villas për t’ia rrëmbyer topin në zonën e rreptësisë.

Por, ai rrëshqiti dhe ra në tokë me dhimbje të llahtarshme, derisa mbante gjurin me dorë dhe bërtiste.

Ekipi mjekësor i Chelseat u dashtë të ndërhynte shpejtë dhe ta largonte atë me barelë, derisa tani është bërë e ditur nga Mirror se sa serioz është lëndimi i tij.

Broja pritet të jetë për së paku shtatë muaj jashtë fushës, shkaku që ka këputur njërin nga ligamentet e gjurit.

Ky lëndim padyshim se do të ndikojë në situatën e tij, pasi Chelsea duhet të kërkojë një sulmues të ri në janar. /Telegrafi/

Exit mobile version