Site icon Telegrafi

“Zbulohet” revolveri i veçantë i Mbretit Zog

Studiuesi Erald Kapri, ka publikuar një foto të rrallë të pistoletës tip ‘Revolver’.

Ajo i përkiste Mbretit Ahmet Zogu.

Krapi përmes një shkrimi në Facebook, i cili ia ka bashkangjitur edhe një fotografi, ka thënë se ky revolver  është pjesë e koleksionit të armëve në Muzeun Imperal të Luftës në Londër.

“Një revolver i rrallë bërë me porosi për Mbretin Zog me gdhendje të artë “A. Zogu” në të. Truproja e Zogut ia fali oficerit polak Michael Lis (Michal Gradoëski) i cili luftoi një vit në Shqipëri nën uniformën britanike. Sot, pjesë e koleksionit të armëve në Muzeun Imperal të Luftës në Londër”, shkruan Kapri, njofton Telegrafi/

Exit mobile version