Wesley Fofana ka pësuar një lëndim në gju që do ta detyrojë të futet në operacion dhe ai do të mungojë për një kohë të gjatë, gjashtë muaj në një skenar shumë pozitiv.
Me Benoti Badiashilen gjithashtu të lënduar, opsionet e Chelseat në qendër të mbrojtjes janë të kufizuara në Thiago Silva, Levi Colwill dhe Trevoh Chalobah.
Reece James mund të luajë në mbrojtjen qendrore si një mbulesë emergjente, ndërsa Malang Sarr dhe Ethan Ampadu pritet të largohen nga Chelsea dhe nuk ekanë udhëtuar për turneun në SHBA.
Fabrizio Romano shkroi në Twitter për planet e Bluve se do të futet në tregun e transferimeve për të transferuar një lojtar.
“Chelsea do të eksplorojë tregun e qendërmbrojtësve në ditët/javët e ardhshme pas lëndimit të Wesley Fofanas, duke vepruar vetëm nëse ata gjejnë opsionin e duhur”, ka raportuar eksperti i transferimeve.
“Chelsea do ta shqyrtojë atë pasi të përmirësojë ofertën për Moise Caicedo. Nuk ka ndryshime në qëndrimin e Chelsea për Levi Colwill. Nuk është në shitje”, ka shtuar më tej Romano. /Telegrafi/