Telegrafi

Zbulohet planeti i ngjashëm me Tokën

Quhet Kepler-10B, në nder të satelitit Kepler të NASA-s, që e ka zbuluar pas tetë muajsh vëzhgime, raporton Top Channel.

Kepler ka dhënë provën e parë të ekzistencës së një planeti shkëmbor që qarkullon rreth një ylli të ndryshëm nga Dielli ynë.

Lajmin për zbulimin e tij e ka bërë të ditur Natalie Batalha, autore e kërkimit të publikuar në Astrophysical Journal.