Site icon Telegrafi

Zbulohet misteri: Përse palltot e dimrit kanë pulla në kraharor?

A e keni pyetur veten ndonjëherë se përse në disa pallto të dimrit gjenden pulla në kraharor?

Epo, siç duket, ato shërbejnë për një nevojë interesante, transmeton Telegrafi.

Francheska Horsburgh së fundmi përmes rrjetit social ‘Twitter’ e ka zbuluar këtë mister.

Ajo ka shkruar: “Më janë dashur 18 vjet për ta zbuluar se ato pullat e çuditshme në krah të palltove shërbejnë për ta mbajtur çantën të mos bie”.

Francheska e ka ndarë me ndjekësit e saj edhe një fotografi të çantës së saj të vendosur në kraharor dhe të mbërthyer me pullën e palltos.

Postimi i saj ka marrë mbi 70,000 përsëritje dhe mbi 160,000 pëlqime.

Vlen të ceket se shumica kanë qenë të befasuar nga ky fakt, ndërkaq tjerët kanë përmendur se pullat në pjesën e krahut te palltot shpeshherë përdoren edhe në uniformat ushtarake. /Telegrafi/

Exit mobile version